Violation of Art. 10;Remainder inadmissible;Pecuniary damage - award;Non-pecuniary damage - finding of violation sufficient; Violation: 10
Erwägungen (5 Absätze)
E. 8 Megjithatë, sipas jurisprudencës së Gjykatës Federale, klauzola e përgjithshme e policisë nuk mund të përdorej nga autoritetet në situata të parashikueshme dhe të përsëritura, por vetëm në “situata emergjente”, në mënyrë që të parandalohej një “rrezik i qartë dhe i pranishëm”. Në çështjen në fjalë, ndërsa Gjykata pranoi vështirësinë e autoriteteve për të bërë një vlerësim të saktë të rreziqeve reale në WEF, ajo nuk mori në konsideratë se përshkallëzimi i demonstratave kishte qenë i paparashikueshëm, duke parë përvojën e kaluar dhe gjetjet e raportit Arbenz mbi sigurinë në forum. Rrethanat e WEF 2001 kishin qenë pra, të parashikueshme dhe periodike. Për më tepër, sërish sipas jurisprudencës së Gjykatës Federale, masat për të kufizuar lirinë e mbledhjes duheshin marrë vetëm për ata persona që po krijonin shqetësim, gjë që nuk vlente për z. Gsell.
E. 9 Për rrjedhojë, autoritetet nuk kishin pasur të drejtë që të përdornin klauzolën e përgjithshme të policisë për t’i ndaluar kërkuesit hyrjen në Davos. Ndërhyrja nga ana e autoriteteve në lirinë e tij të shprehjes nuk ishte e lejuar nga ligji, prandaj përbënte një shkelje të nenit 10. B. Në lidhje me nenin 6 § 1
E. 10 Sa për ankimin e kërkuesit në lidhje me të drejtën për akses në gjykatë, Gjykata nënvizoi arsyet tepër të detajuara që u dhanë veçanërisht nga Gjykata Federale në vendimin e saj të 7 korrikut 2004, pas disa procedimeve negative në të cilat ishte cenuar parimi i trajtimit të barabartë procedural të palëve. Duke vënë re, më tej, se faktet nuk kishin qenë subjekt i një konflikti të vërtetë midis palëve, ajo nuk arriti në përfundimin se kompetencat e kufizuara të Gjykatës Federale për të vlerësuar faktet që kishin lidhje me apelimin civil kishin shkelur të drejtën e zotit Gsell për të pasur akses në gjykatë. Për rrjedhojë, Gjykata vendosi se ankimi ishte dukshëm i pabazuar dhe se duhej hedhur poshtë.
E. 11 Pjesa e kërkesës së z. Gsell, që kishte lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve, nuk arriti të përmbushte kërkesën për shterim të mjeteve të brendshme ankimore, meqë kërkuesi nuk ishte ankuar për këtë në kërkesat e tij të ndryshme ndaj autoriteteve. Për këtë arsye, ky ankim u hodh poshtë si dukshëm i pabazuar. Gjykata vuri re më tej, se duke parë rrethanat e çështjes, kohëzgjatja e përgjithshme e procedimeve – rreth tre vite e gjysmë për katër nivele juridiksioni – nuk kishte qenë e tepërt, për ato që parashikon neni 6 § 1. C. Në lidhje me nenin 41
E. 12 Gjykata i caktoi kërkuesit 1 026 euro për dëmin pasuror dhe 7 000 euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore.
Volltext (verifizierbarer Originaltext)
GSELL kundër ZVICRËS (kërkesa nr. 12675/05) 8 tetor 2009 vendimi për të refuzuar aksesin e gazetarit në forumin e Davosit pa asnjë bazë ligjore I. Faktet kryesore
1. Kërkuesi, Mario Gsell, është një shtetas zviceran i lindur në vitin 1958 dhe që jeton në Zvicër. Ai është një gazetar i Gastro-News, një revistë e specializuar për ushqimin e mirë. Në kohën kur do të zhvillohej Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në Davos në vitin 2001, atij iu kërkua që të shkruante një shkrim për impaktin e demonstratave mbi restorantet dhe hotelet e zonës.
2. Më 27 janar 2001, kur zoti Gsell ndodhej rrugës për të shkuar në Forumin Ekonomik Botëror, dhe në mënyrë më specifike në aktivitetin Syri Publik mbi Davosin, që organizohej nga organizatat anti-globaliste, policia i bëri një kontroll identitetit të gjithë pasagjerëve në autobusin ku po udhëtonte ai. Megjithëse tregoi kartën e tij si gazetar, zotit Gsell iu ndalua hyrja në Davos nga policia, e cila kishte marrë masa të shumta sigurie në prag të zhvillimit të një demonstrate të paautorizuar dhe të trazirave të mundshme.
3. Në shkurt 2001, kërkuesi depozitoi një ankesë, e cila u shpall e papranueshme nga qeveria e Kantonit Graubünden në prill 2002, mbi bazat se ishte depozituar jashtë afateve të paracaktuara kohore. Megjithatë, në lidhje me themelin e çështjes, qeveria kantonale vendosi që aplikimi i të ashtuquajturës klauzolë e përgjithshme e policisë në Kushtetutën Federale, e cila mund të përdorej nga autoritetet në menaxhimin e “situatave të emergjencës” në mungesë të mjeteve të tjera ligjore për të shmangur një “rrezik të qartë e të pranishëm”, nuk kishte qenë i tepruar, duke parë se bëhej fjalë për sigurinë publike dhe se kishte qenë e pamundur të bëhej dallimi midis individëve potencialisht të rrezikshëm dhe pjesëtarëve të tjerë të publikut.
4. Më 7 korrik 2004, Gjykata Federale hodhi poshtë dy apelime civile të kërkuesit. Për sa i përket nenit 6 të Konventës, mbi të cilin u mbështet z. Gsell, kjo gjykatë vendosi që as ushtrimi i profesionit të tij dhe as reputacioni i tij profesional nuk ishin prekur në mënyrë të pakthyeshme si rezultat i ndalimit të pjesëmarrjes në WEF. Në lidhje me nenin 10, gjykata arriti në përfundimin se qeveria e Kantonit Graubünden kishte pasur të drejtë për t’u justifikuar me klauzolën e përgjithshme të policisë, meqenëse aktivitetet e kaluara anti-globaliste kishin dhënë arsye për ta konsideruar mbajtjen e Syri Publik mbi Davosin si një situatë emergjente, e cila përfaqësonte një kërcënim real dhe që nuk ishte qartësisht i identifikueshëm apo i parashikueshëm.
5. Mbështetur mbi nenin 10, z. Gsell u ankua se i qe ndaluar hyrja në Davos. Mbi bazën e nenit 6 § 1, ai u ankua, në radhë të parë, se çështja e tij nuk ishte shqyrtuar nga një “gjykatë” sipas kuptimit të nenit 6 § 1 dhe, në radhë të dytë, se procedimet përpara autoriteteve zvicerane kishin qenë tepër të gjata. Kërkesa u depozitua pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut më 5 prill 2005. II. Vendimi i Gjykatës A. Në lidhje me nenin 10
6. Masa e marrë, që ishte në diskutim në këtë çështje, kishte arritur deri aty sa të ndërhynte në të drejtën e z. Gsell për liri të shprehjes, meqenëse ai kishte qenë duke udhëtuar për në Davos me synimin për të shkruar një shkrim.
7. Autoritetet kishin përdorur klauzolën e përgjithshme të policisë sipas Kushtetutës Federale, sepse nuk kishte asnjë bazë ligjore të shkruar për të penguar z. Gsell.
8. Megjithatë, sipas jurisprudencës së Gjykatës Federale, klauzola e përgjithshme e policisë nuk mund të përdorej nga autoritetet në situata të parashikueshme dhe të përsëritura, por vetëm në “situata emergjente”, në mënyrë që të parandalohej një “rrezik i qartë dhe i pranishëm”. Në çështjen në fjalë, ndërsa Gjykata pranoi vështirësinë e autoriteteve për të bërë një vlerësim të saktë të rreziqeve reale në WEF, ajo nuk mori në konsideratë se përshkallëzimi i demonstratave kishte qenë i paparashikueshëm, duke parë përvojën e kaluar dhe gjetjet e raportit Arbenz mbi sigurinë në forum. Rrethanat e WEF 2001 kishin qenë pra, të parashikueshme dhe periodike. Për më tepër, sërish sipas jurisprudencës së Gjykatës Federale, masat për të kufizuar lirinë e mbledhjes duheshin marrë vetëm për ata persona që po krijonin shqetësim, gjë që nuk vlente për z. Gsell.
9. Për rrjedhojë, autoritetet nuk kishin pasur të drejtë që të përdornin klauzolën e përgjithshme të policisë për t’i ndaluar kërkuesit hyrjen në Davos. Ndërhyrja nga ana e autoriteteve në lirinë e tij të shprehjes nuk ishte e lejuar nga ligji, prandaj përbënte një shkelje të nenit 10. B. Në lidhje me nenin 6 § 1
10. Sa për ankimin e kërkuesit në lidhje me të drejtën për akses në gjykatë, Gjykata nënvizoi arsyet tepër të detajuara që u dhanë veçanërisht nga Gjykata Federale në vendimin e saj të 7 korrikut 2004, pas disa procedimeve negative në të cilat ishte cenuar parimi i trajtimit të barabartë procedural të palëve. Duke vënë re, më tej, se faktet nuk kishin qenë subjekt i një konflikti të vërtetë midis palëve, ajo nuk arriti në përfundimin se kompetencat e kufizuara të Gjykatës Federale për të vlerësuar faktet që kishin lidhje me apelimin civil kishin shkelur të drejtën e zotit Gsell për të pasur akses në gjykatë. Për rrjedhojë, Gjykata vendosi se ankimi ishte dukshëm i pabazuar dhe se duhej hedhur poshtë.
11. Pjesa e kërkesës së z. Gsell, që kishte lidhje me kohëzgjatjen e procedimeve, nuk arriti të përmbushte kërkesën për shterim të mjeteve të brendshme ankimore, meqë kërkuesi nuk ishte ankuar për këtë në kërkesat e tij të ndryshme ndaj autoriteteve. Për këtë arsye, ky ankim u hodh poshtë si dukshëm i pabazuar. Gjykata vuri re më tej, se duke parë rrethanat e çështjes, kohëzgjatja e përgjithshme e procedimeve – rreth tre vite e gjysmë për katër nivele juridiksioni – nuk kishte qenë e tepërt, për ato që parashikon neni 6 § 1. C. Në lidhje me nenin 41
12. Gjykata i caktoi kërkuesit 1 026 euro për dëmin pasuror dhe 7 000 euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore.